• White Instagram Icon

All rights reserved

New York Basic Education Tirana 2018

NA KONTAKTONI

Tel: +355 44 540 385

Email: info@nybe.edu.al

admissions@nybe.edu.al

ADRESA

"Linzë, Dajt" 

Tirana, Albania

PROGRAMET

“New York Basic Education” integron:

  • Arsimin Parashkollor (AP) në klasat përgatitore;

  • Arsimin Fillor (AF) nga klasa e parë deri në klasën e pestë;

  • Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë.

 
Klasa (0) përgatitore

Njohje e elementeve bazë të leximit, shkrimit, numrave, shkronjave nëpërmjet objekteve, fotove, vizatimeve dhe analizës së elementeve të pikturës në veprimtaritë artistike, duke iu zhvilluar fëmijëve ndjeshmëri dhe emocione.

Arsimi fillor

Përshtatje në mënyrë të sistemuar me të nxënit nëpërmjet lojës, punës, mësimit, ku nxënësit dallojnë lojën nga detyra, krijojnë bazat për zhvillimin njohës socio-emocional dhe motorik të personalitetit, me  “të mësuarit për të nxënë”.

Arsimi i mesëm i ulët

Ofrim sfidash për zhvillim intelektual, shoqëror, etik, fizik, shpirtëror të nxënësve. Fitim njohurish të qëndrueshme shkencore, kulturore, teknologjike në mënyrë krijuese. Zhvillim të mendimit kritik dhe të mësuarit me logjikë nëpërmjet ushtrimit të kompetencave. Zbulim i llojeve e modeleve të dijes, shfrytëzim i imagjinatës pamore për komunikim idesh, identifikim të hobeve dhe fushave të interesit.

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME

 Shkolla ofron: gjuhë të huaj të parë anglisht dhe të dytë gjermanisht, balet klasik, sporte të ndryshme, 

cilësi në mësim, edukim dhe veprimtari me karakter mësimor, shkencor, artistik, sportiv e social.

VLERËSIMI  I NXËNËSVE
  • Vlerësimi i nxënësve është i brendshëm dhe i jashtëm.

  • Vlerësimi i nxënësve bëhet me formulat përkatëse. Kështu klasat 1,2,3 dhe 6,7,8, punojnë me kurrikulat e reja me të mësuarit me kompetenca, kurse klasat 4,5,9 punojnë me të mësuarit me objektiva.