• White Instagram Icon

All rights reserved

New York Basic Education Tirana 2018

NA KONTAKTONI

Tel: +355 44 540 385

Email: info@nybe.edu.al

admissions@nybe.edu.al

ADRESA

"Linzë, Dajt" 

Tirana, Albania

AKADEMIA

 Mirë se vini në “New York Basic Education”

Motoja jonë është “Educated to Love Learning”

“New York Basic Education” po përjeton vitin e dytë, si institucion arsimor, që erdhi si ngjarje interesante me shumë surpriza të bukura për fëmijët e moshave 5-15 vjeç, në qytetin e Tiranës, nga “University of New York Tirana”, tashmë nën drejtimin e Fondacionit shtetëror turk “Maarif”.

E nisi rrugëtimin e tij dhe shumë shpejt u rendit ndër shkollat më të pëlqyera në Tiranë, plot arritje e veprimtari, ku nxënësve dita iu kalon pa u ndjerë.

Vendodhja në Linzë, në ngjitje të Dajtit, me pamje mahnitëse dhe ajër të pastër, i bën fëmijët ta kalojnë ditën shkollore me gjallëri e shëndetshëm.

Vizioni ynë i qartë, me moton “ Edukojmë dashurinë për dijen”, mbështet punën serioze e përkushtimin e stafit ndaj nxënësve, për një formim qytetar të tyre dhe aftësi për jetën, si lidera të së ardhmes!

Puna e përditshme përshkohet nga dialogu, kërkimi shkencor, përvoja të zhvillimit intelektual e praktik, me të mësuar me logjikë e mendim kritik, mes ushtrimit të kompetencave me elemente të të mësuarit me tematika, që është baza e metodologjisë sonë. Ne ndjekim modelet tona të suksesit:

“University of New York Tirana”

“New York High School”

Shkolla iu ofron nxënësve: cilësi, edukim të vetëdijshëm nga më të përparuarit; evidentim të pikave të forta e të dobëta, plotësim të dobësive, zhvillim të përparësive, orientim drejt suksesit. Projektet e detyrat praktike, nën kujdesin e stafit mësimor, i largojnë fëmijët nga stresi, i bëjnë me mendje të hapur, për përballimin e sfidave.

Veprimtari të shumta me karakter letrar, artistik, shkencor, sportiv, tradicional, historik janë të pranishme në çdo çast. Koncertet në fund të çdo Tremujori janë bërë tashmë traditë, ku nxënësit shpalosin para prindërve aftësitë e fituara. Këtu ata ndihen të lumtur dhe mund të arrijnë rezultat e pritura.

Ne kemi udhërrëfyes, një pasuri të diplomuarish nga “University of New York Tirana”, që kanë spikatur në fushat e zgjedhura.

Pranë nesh mund të jetoni një ndër ëndrrat e bukura shkollore

Miqësisht,

Znj. Flutura Sheshi

STAFI I MËSIMOR

  • Çdo mёsues nё institucionin tonё “New York Basic Education” ёshtё figurë qendrore, shkencore, pedagogjike dhe edukative.

  • Ata janё pёrzgjedhur me kujdes me reputacion tё spikatur nё profesion, edukim, metodologji, kulturё komunikimi me nxёnёsit dhe komunitetin e prindёrve nё shkollat, ku kanё punuar dhe mё gjerё.

  • Paraqitja e jashtme e tyre do jetё e rregullt në pajtim me kodin etik dhe detyrën, seriozitetin e institucionit, duke u bërë shembull për nxënësit.

PRINDI

Prindi është partneri ynë kryesor si dhe një faktor dhe aktor i rëndësishëm në ecurinë dhe funksionimin e institucionit tonë në procesin mësimor-edukativ dhe veprimtaritë e tij. Ai informohet në mënyrë të vazhdueshme mbi:​

  • legjislacionin arsimor, Kurrikulën që institucioni i ofron fëmijës së tij, etj;

  • të drejtat dhe detyrimet ndaj institucionit, si dhe përmbushjen e tyre sipas standarteve;

  • kushtet e sigurisë të shëndetit dhe të mjedisit të institucionit dhe përmbushjen e tyre, sipas standarteve ligjore;

  • arritjet e institucionit në krahasim me institucione të tjera të ngjashme;

  • propozimet mbi ide të reja për përmirësimin e shërbimit arsimor në nivel klase, shkolle;

  • dhënien e ndihmës, hedhjen e ideve novatore mbi mbarëvajtjen dhe cilësinë e procesit mësimor edukativ.